PARTNERËT TANË TË BIZNESIT
Orbico mbane relacione afatgjata të punës me shumë kompani ndërkombëtare, duke i mundesuar klientëve dhe konsumatorëve që në tregjet e tyre lokale të kenë qasje në produktet dhe brendet botërore të këtyre kompanive.
Brendet e portfolios së Orbicos, paraqesin vlerë të madhe në perceptimin nga ana e konsumatorit, mbajnë vlerë të madhe tregtare ashtu që tregtarët dëshirojnë ti kenë në asortimentet e tyre të cilat i ofrojnë. Shumica e brendeve me të cilat operon Orbico, janë brende të mëdha botërore. Orbico dhe partnerët tanë të biznesit, përshtasin dhe përcaktojnë së bashku strategjine, e cila bazohet në lansim të suksesshëm, pozicionim, revitalizim, përcjellje, dhe menaxhim të brendeve në asortimentin tonë, ashtu që me aktivitete të matura dhe të arsyeshme, të arrihen vlera domethënëse dhe efekt i madh në të gjitha palët e përfshira: prodhuesit, distributorët, klientët dhe konsumatorët.
Jeni të interesuar të punoni me ne?
Ne e ndërtojmë biznesin tonë në rrjetin tonë të suksesshëm të partnereve tanë dhe mund të punojmë së bashku në shumë mënyra, ndaj na kontaktoni lirisht.
Më shumë informacionOrbico Grup
Aktualisht jemi prezent në 20 shtete të ndryshme dhe rajone, duke i ofruar bashkpuntorëve tanë shërbime të distribuimit dhe logjistikës.
Nëse dëshironi ta vizitoni website-in e kompanisë në Shtetin tuaj, ju lutem përzgjedhni linkun nga lista e ofruar.
- Albania // Orbico sh.p.k.
- Bosnia & Herzegovina // Orbico d.o.o.
- Bulgaria // Orbico Bulgaria EOOD
- Croatia // Orbico d.o.o.
- Czech // Orbico s.r.o.
- Hungary // Orbico Hungary Kft.